Zbardhen vendimet e Asamblesë, Rama shkarkon të gjithë sekretarinë e PS, do të zgjidhen në shtator

Asambleja e Partisë Socialiste ka marrë sot disa vendime të rëndësishëm.

Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste. 

Po ashtu mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj. Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i Përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretarët e shkarkuar:
Sekretariati i PS i shkarkuar
1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj