Takim 50 minuta me dyer të mbyllura, Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet sërish në shtator
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2023, 20:15
Asambleja Kombëtare e PS do të mblidhet sërish në shtator ku në takimin e radhës do të vendoset data për thirrjen e Kongresit të Partisë Socialiste.
Ndërkohë në takimin e zhvilluar ditën e sotme të Asamblesë që zgjati 50 minuta të zhvilluar me dyer të mbyllura, u morën disa vendime siç ishte largimi i sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri dhe emërimi në vend të tij të Blendi Klosit.
Po ashtu në vend të Ballës, i cili tashmë është ministër i Brendshëm, u caktua si kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi.

