Po kthehej nga Greqia, “Audi” del nga rruga në Levan-Tepelenë, plagoset shoferja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 10:22
Një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj. Mësohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua, e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.
Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se gruaja kthehej në Shqipëri nga Greqia.
Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

