Mbajtja "peng" e diplomave, Alimehmeti: Edhe nëse funksionon, efektet do t'i japë pas 10-15 vitesh

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në Ora News deklaroi se mbajtja peng e diplomave të studentëve të mjekësisë është një ligj që edhe nëse funskionon, efektet e tij do ti japë pas 10-15 vitesh.

"Çfarë bën ky ligj? Ndihmon tek pagesa? Jo, nuk ka asnjë lidhje. Ndihmon tek rritja profesionale? Apsolutisht, asnjë lloj përmendje as këtu. Tek rritja e dinjitetit? Jo e ul dhe e denigrona akoma dhe më shumë. Prandaj ky është një ligj që do e denigrojë akoma më keq këtë situatë.

Ato funskionet e tij për mirë apo për keq, po jua garantoj që do tc jetë për keq, do ta shihni që vitin që vjen se mesatarja e studentëve që do hynë në mjekësi do të jetë shumë më e ulët në krahasim me një vit më parë. Motivi është ti shtysh ata tek privatët dhe tek provatizimi i universitetit.

Kemi shumë pacientë që kanë probleme në zona të pambuluara. Duam tja zgjidhim këtë hall? Mbështeti mjekët dhe direkt në shtator ata mund të ndihmojnë. Po nqs ti thua sot kjo është për ata që hyjnë sot në vit të parë. Ata duan 6 vjet të mbarojnë shkollën, dhe nja 4 vite specializim, u bënë 10. Ndonjë vit eksperiencë duhet mjeku ta trajtojë. Pra një 15 vjeçar i duhet mjekut, Sikur gjitçka të funksionojë me këtë ligj, efektet jepen pas 10-15 vitesh," tha ai.