Tragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, nxirren nga liqeni tre nga trupat

Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh ku u mbytën babai me dy djemtë 19 dhe 14 vjec dhe nipi i tij 20-vjeç.

Polumbarët nxorrën të pajetë trupin e 46- vjeçarit dhe dy të rinjve. Arben Zogu u mbyt në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, me dy djemtë e tij dhe nipin. 

Në liqen janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.