“Bombola e gazit e lënë ndezur”, digjet për të dytën herë banesa e familjes Gjata në Berat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2023, 08:39
Shkrumbohet banesa në lagjen ‘Donika Kastrioti’, fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në banesë në momentin që është përfshirë nga flakët.
Banesa i përket shtetasit Krenar Gjata, i cili jetonte aty me bashkëshorten.
Kjo banesë ndodhet në zonën e Vakëfit dhe bashkëshortët Gjata janë të komunitetit Romë.
Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe shkak ka qenë bombola e gazit, që ishte lënë e ndezur nga të zotët e shtëpisë, pasi kishin dalë për punë.
Kjo është hera e dytë që kjo banesë digjet, në dy vitet e fundit. Si pasojë e zjarrin nuk ka pasur asnjë të lënduar,vetë dëme të mëdha materiale.



