Rritja e pagave u doli jashtë kontrolli? Kapri: Ministria e Financave ka dhënë urdhër për shkarkime në administratë

Gazetari Erald Kapri i ftuar në RTV Ora deklaroi se rritja e pagave ka dalë jashtë kontrolli pasi Ministria e Financave ka urdhëruar pushimet në administratë.

"Pasi miratuan rritjen e pagave Ministria e Financave zbuloi që ka bërë llogari gabim. Ka shtuar disa paga me kosto shumë të lartë nga deputetët dhe stafet politikë, fjala bie këshilltarët e ministrave dhe kryetarëv të bashkive por dhe paga me 80% ndërkohë mësuesëve dhe mjekëve u rritën me 7%.

Arritën në një konkluzion që duhet të bëjën shkurtime. Këtë gjë nuk mund ta bëjën në mënyrë shkresore dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Financave kanë kontaktuar drejtpërdrejtë shumë krerë institucionesh publikë dhe u kanë kërkuar atyre të marrin masa për të shkurtuar personelin. Është urdhër gojor sepse nuk duan ta pranojnë që e kanë gabim dhe kanë bërë gafa, duke dalë jashtë parashikimeve me rritjen e pagave," tha ai.