E “PREMTJA E ZEZË”/ Nga aksidentet, te mbytjet - Bilanci tragjik i një dite që shënoi 12 të vdekur në gjithë vendin
Vendi ynë ka përjetuar bilanc tragjik viktimash të premten që lamë pas. 12 persona humbën jetën në të gjithë vendin. 4 persona të një familje u mbytën në Gramsh, 1 në Lezhë dhe 1 në durrës. Nga ana tjetër 4 persona vdiqën nga aksidentet, 1 tjetër ra nga lartësia në Elbasan teksa punonte, dhe një grua ra në kontakt me rrymën në Durrës.
E premtja e 21 korrikut në vendin ka prodhuar bilanc tragjik viktimash në vend.
12 persona humbën jetën në të gjithë vendin 6 pej të cilëve u mbytën.
Më tragjikja mbetet ngjarja në Liqenin e Banjës në Gramsh aty ku 4 pjesëtarë të familjes u mbytën!
Arben Zogu 46-vjeç së bashku me dy djemtë e tij , 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti dhe me nipin Melsi Zogu 20-vjeç shkuan për tu larë në liqenin e Banjës për të mos dalë më gjallë nga aty.
Ndërkohë edhe në lezhë dhe në Durrës gjatë së premtes u mbytën në det dy persona të tjerë përkatësisht 52 dhe 68 vjeç.
Aksidentet rrugore kanë vijuar të marrin jetë njerëzisht edhe të premten.
Një 58 vjeçar humbi jetën në aksin Elbasan-Peqin ndërsa ishte duke lëvizur në rrugë u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar në mbrëmje.
Gjithashtu një 42-vjeçar i identifikuar si Renato Bushi, humbi jetën në Sarandë, teksa makina që po e drejtonte u përmbys.
Edhe në fshatin Fortuzaj në Tiranë 2 persona humbën jetën pasi makina në të cilin po udhëtonin ra në një humnerë.
B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, janë viktimat e këtij aksidenti tragjik.
Gjithashtu në Elbasan një 45 vjeçar vdiq pasi ra nga një lartësi e madhe pasi ishte duke lyer muret e një ndërtese.
Në Durrës ndërkohë një 70-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.



