EMRI/ Aksident në Himarë, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi 40 vjeçar. Plagosen tre turistë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2023, 17:12
Një aksident është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë. Bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike, nga Saranda.
Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj.
Himarë/Informacion paraprak
Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Renato Bushi.
Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.
