Tragjedia me 4 të mbytur në liqenin e Bënjës, RENEA nis kërkimet për babanë, dy djemtë dhe nipin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2023, 22:26
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh ku babai me dy djemtë dhe nipine tij janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Bënjës.
Në liqen janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.
Ndërkohë ekipet polumbare të RENEAS ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e trupave ndërsa në vendgjarje ndodhen dhe familjarë e banorë të fshatit.

