Fitoi lirinë dhe u shpall i pafajshëm, Mendy zyrtarizon marrëveshjen me klubin e ri

Fitoi lirinë dhe u shpall i pafajshëm, Mendy zyrtarizon
Ish-mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy që u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij për përdhunim, gjen një skuadër të re për të vazhduar karrierën edhe pse tashmë është 28 vjeç dhe pjesën e artë të karrierës se kaloi mes sallave të gjyqeve dhe burgjeve.

Mendy ka nënshkruar një kontratë me klubin e Lorient që militon në Ligue 1. Pasi mbylli kontratën me Manchester City në 30 qershor 2023, ai ishte një lojtar i lirë ndërsa në skuadrën e re do të luajë me fanellën me numrin 5 për dy vitet e ardhshme.

Ndeshjen e fundit si profesionist Mendy e ka luajtur në gusht të vitit 2021 dhe më pas u detyrua të përballej me akuzat nga disa femra të ndryshme për dhunë dhe përdhunim.