Ylli gjerman kushtoi 75 milionë por nuk shënon asnjë gol në 9 tentativa. Tifozët e tallin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 13:41
Kai Havertz i kushtoi Arsenalit rreth 75 milionë euro. Klubi i “topçinjve” e shkëputi sulmuesin gjerman nga Chelsea për shumën e majme por faza përgatitore nuk po shkon sipas parashikimeve për lojtarin që shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve tre vite më parë.
Gjatë sfidës së aftësive kundër yjeve amerikanë të MLS, ai tentoi në 9 raste të shënjestronte portën por nuk ia doli mbanë asnjë herë. Ky fakt ngjalli reagimin e tifozëve të pranishëm në stadium.
Kai Havertz channels his inner Timo Werner, scores zero in Cross & Volley Challenge. Might want to look away Arsenal fans. ????⚪️ pic.twitter.com/1MxjaleVHX
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 19, 2023
