Policia në betejë kundër shezlongëve, çlirohen 500 m2 plazh te “Pema e Thatë” në Ksamil

Sarandë, operacion i policisë në plazhin “Pema e Thatë” në Ksamil.

Sekuestrohen 152 çadra plazhi dhe 413 shezlongë.

Gjatë operacionit është zbuluar se ishin pushtuar 500 m2 tokë shtet, duke u shfrytëzuar  si plazh, pa lidhur kontratë përdorimi.

Policia ka proceduar penalisht dhe ka referuar materialet në Prokurori për Gj. Ismaili dhe K. Ismaili, përkatësisht  58 dhe 38 vjeç, banues në Sarandë.

Operacioni i nisur mëngjesin e së martës ka përfunduar mbrëmjen e po kësaj dite.

Në operacion merrnin pjesë IKMT, Policia e shtetit, IVMT, FNSH dhe Policia bashkiake.