Kapet “vrasësi i fundit” i Nikulajt/ Arrestohet Harry Simpson në Londër, “spiuni” i vrasësit me pagesë
Harry Simpson, personi i fundit në kërkim për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin të Lezhës, është arrestuar nga policia në Britani të Madhe.
Policia e Shtetit njoftoi se ai u vu në pranga në një banesë në Londër me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë për tu përballur me akuzat për përfshirje në vrasjen.
Simpson me precendent ëpenal në të shkuarën, do të dalë para një gjykate fillimisht për tu njohur me masën e sigurisë dhe më tej do të vijojnë procedurat për ta sjellë atë përpara drejtësisë shqiptare!
Sipas dosjes hetimore, Ai kishte rolin e informatorit për vrasësin portugez Ruben Saraiva në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj.
Po në Angli janë arrestuar edhe Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan.
Që të gjithë akuzohen se ishin të përfshirë në role të ndryshme në vrasje
Edhe shqiptaro britaniku Edmond Haxhia, që akuzohet si personi që ka porositur vrasjen, është arrestuar gjithashtu në Britaninë e madhe.
Ndërsa vrasësi i dyshur me pagesë, portugezi Ruben Saraiva u arrestua në Marok.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se ka nisur procedurat për ekstradimin e të 6 personave të përfshirë në vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës.
Krimi sipas dosjes hetimore u porosit për gjakmarrje nga Edmond Haxhia, i cili është i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën familja Nikulaj është në një hasmëri që deri më tani ka lënë pas 5 viktima.
