E rëndë në Pogradec, pushuesi pëson kriza zemre, niset me helikopter drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 12:21
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një pushues ka pësuar kriza zemre dhe pas kontrollit në spitalin e Pogradecit po transportohet me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rënduar.
Bëhet fjalë për një 74 vjeçar me iniciale P. Ç i cili ka shkuar vetë në spitalin e Pogradecit, por mjekët duke parë gjendjen e rënduar i kanë rekomanduar transferimin në Tiranë ku do të marrë mjekim të specializuar.
