“Kërkoi të më mbyste”, rrëfimi i mesfushorit spanjoll për drejtorin sportiv Monchi

Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Sevilla-s, Isco ka qëndruar në heshtje për rreth 5 vjet por tashmë vendos të flasë dhe e bën me një rrëfim të pazakontë për gazetën “Marca”. Në deklaratën e tij ai ndalet edhe te një moment shumë interesant gjatë një konflikti me drejtorin sportiv të andaluzianëve, Monchi.
“Në merkato, drejtuesit e Sevillas thirrën agjentët e mi për të diskutuar për të ardhmen time pa më njoftuar mua. Sapo e mora vesh shkova të diskutoja me Monchin dhe i kërkova të ishte i ndershëm me mua. Ai ushtroi presion që unë të firmosja për t’u larguar por më pas u përleshëm.
I thashë se ishte njeriu më i keq që kisha njohur në futboll. Pasi i thashë këtë erdhi më më kapi për fyti por ndërhynë njerëz të tjerë për të na ndarë. Pasa asaj ngjarjeje vendosa të largihesha nga klubi sepse nuk është me vend të qëndrosh në një skuadër ku drejtori sportiv sillet në atë mënyrë”.
