Inter i fiksuar pas juventinëve, hidhet në sulm për bomberin spanjoll

Pasi dështoi në operacionin “Lukaku”, Interi është në kërkim të një qëndërsulmuesi që të plotësojë paketën e repartit të avancuar ku këtë verë përveç bomberit belg u largua edhe Edin Dzeko ndërsa Correa mbetet shumë pranë sirenave arabe.
Në këtë mënyrë, Beppe Marotta ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi në pronësi të Atletico Madrid, Alvaro Moratta. Ish lojtari i Juventusit që po kërkohet edhe nga Roma ku Dybala e ka telefonuar disa herë për ta bindur të transferohet në kryeqytet.
Marotta ka ofruar 15 milionë euro për lojtarin iberik por Colchoneros janë të qartë dhe nuk bëjnë ulje çmimi nga vlera 20 milionë e klauzolës së lojtarit. Të njëjtin mesazh kanë marrë edhe verdhekuqtë e trajnerit Jose Mourinho, të cilët kanë vështirësi për të gjetur para “cash” në këto momente të vështira për financat e futbollit italian.
