Mallkimi vazhdon, mbrojtësi i Chelseat mbyll sezonin pa e nisur ende, do të operohet në gju

Wesley Fofana merr një lajm të keq dhe duhet të operohet në gju duke humbur praktikisht gjithë sezonin 2022-2023. Mbrojtësi që u ble verën e kaluar për 80 milionë euro, ka luajtur shumë pak minuta sezonin e kaluar pikërisht për shkak të dëmtimeve por gjatë ditëve të fundit mjekët i kanë dhënë një lajm negativ.

Ata i kanë bërë me dije se është i paevitueshëm një operacion në gju për t’u dhënë fund problemeve të mëdha që ai ka pasur. Bëhet fjalë për ligamentet e kryqëzuara të gjurit.

Mbërritja e Fofana verën e kaluar ishte pjesë e fushatës së presidentit Todd Boehly për të forcuar sa më shumë fazën mbrojtëse të skuadrës por 80 milionët e “dhuruara” te Leicester po rezultojnë një lëvizje e gabuar.