Stadiumi që do të shkatërrohet kandidon për finalen e Champions League

Stadiumi që do të shkatërrohet kandidon për finalen e
“La Scala” e futbollit, stadiumi “San Siro”, shtëpia e Interit dhe Milanit që kërkojnë ta shkatërrojnë për të ndërtuar një kompleks të ri, kandidon për finalen Champions te vitit 2026 ose 2027.

Lajmin e zyrtarizon UEFA që komunikon se ka marrë aplikime nga 9 federata të ndryshme për ndeshjet e fundit të dy sezoneve në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet.

Gjithsesi, pavarësisht kandidaturave, gara mund të zhvillohet mes stadiumeve “San Siro” dhe “Puskas Arena” e Budapestit. Përsa u përket kandidaturave të tjera në Europa League, Gjermani propozon disa destinacione, Skocia me “Hampden Park”, Rumania me “Arenën Kombëtare” të Bukureshtit dhe Turqia me Stambollin.

Garë e ashpër edhe në Conference League ku garojnë “Red Bull Arena” i Leipzig, Jeruzalemi me “Teddy Park”, Oslo me “Ullevaal” por edhe Gjeneva. Çdo federatë që nuk ka vendosur ende emrin e stadiumit, duhet të marrë një vendim përfundimtar brenda muajit mars të vitit të ardhshëm.