Ronaldo “kunjë” Messit: Liga Arabe më e mirë se MLS-ja amerikane

Pak orë pas zyrtarizimit të Lionel Messit te Inter Miami, Cristiano Ronaldo hedh një “shigjetë” ndaj argjentinasit.
Sipas portugezit, Karim Benzema, N'Golo Kante apo Steven Gerrard janë emra që i japin shumë futbollit në gadishullin arabik dhe sipas CR7, fakti që shumë emra të fortë do të vazhdojnë të transferohen në këtë ligë, e e bën automatikisht më të fortë edhe se Major League Soccer ku futbolli është ende një koncept në zhvillim.
“Jam 100 % i sigurt se nuk do të kthehem në një klub europian. Pasi hapa rrugën në futbollin arab tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu. E kam mbyllur plotësisht derën për një rikthim të mundshëm në Europë. Jam 38 vjeç dhe futbolir europian ka humbur shumë cilësi. E vetmja ligë që ka ende shumë cilësi është Premier League.
Nuk mund të them të njëjtën gjë për Spanjën, Portugalinë apo Gjermaninë. Jam i bindur se Liga Saudite do të kalojë Turqinë dhe Holandën shumë shpejt”.
Por ndërkohë që Ronaldo i thur elozhe futbollit arab, skuadra e tij Al Nassr u mund me rezultatin e thellë 5-0 nga Celta Vigo në miqësoren e parë të zhvilliuar gjatë kësaj faze përgatitore. Sulmuesi portugez u aktivizua vetëm 45 minuta.
