“Thikë në zemrën” e interistëve, Lukaku dëshiron vetëm Juventusin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2023, 08:21

Brenda një jave situata ka ndryshuar rrënjësisht. Kush do ta kishte menduar që nga një interist i thekur, Lukaku do të transformohej në një juventin të fiksuar.
Derbi i Italisë mori përmasa dramatike edhe në merkato ku belgu ktheu fjalën e dhënë Interit dhe i dha besën Juventusit. Tashmë që zikaltërit kanë hequr dorë zyrtarisht, sulmuesi 30-vjeçar në pronësi të Chelseat nuk dëshiron të qëndrojë në Londër dhe ka vetëm një kerkesë, transferimin në Torino te Juventusi.
Për momentin ai stërvitet i veçar në Cobham bashkë me Aubameyang e Ziyech ndërsa Pochettino me skuadrën ka udhëtuar në SHBA për turneun veror.
