Partizani dominon por nuk arrin të zhbllokojë, pjesa e parë mbyllet pa gola

Në Hungari po luhet ndeshja e dytë mes BATE Borisov dhe Partizanit, e vlefshme për raundin e parë të UEFA Champions League.

Kampionët e Shqipërisë e morën menjëherë kontrollin e ndeshjes por pa qenë shumë cinikë në metrat e fundit. Cristian Mba më i rrezikshmi nga të kuqtë që tentuan të godisnin 6 herë portën dhe ia dolën në 2 raste por pa sukses.