Trajneri i Teutës këshillon yjet e futbollit botëror që ëndërrojnë Arabinë: Kujdes, ka shumë "pengesa"

Ish-trajneri i Kukësit, Flamurtarit dhe sot drejtues i stolit të Teutës, Diego Longo, dikur zv/trajner i Al Hilal, tërheq vëmendjen e mediave italiane me një deklaratë. I cituar nga gazetat më prestigjoze të vendit fqinjë, Diego Longo rrëfen vetëm një pjesëz të vogël të eksperiencës dhe jetës që i pret yjet e futbollit botëror të cilët po transferohen në një vend me kulturë shumë të ndryshme si Arabia Saudite.

Diego Longo:

“Në Arabinë Saudite lojtarët nuk mund të pinë alkool në ambjente publike apo të hanë po në ambjente publike gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ata duhet të durojnë gjithashtu edhe temperatura më të larta se 50 gradë”.