Dramë për Strugën, eleminohet nga Champions League për 5 minuta

Shpëtim Duro do ta mbajë mend gjatë datën 18 korrik pasi Struga që ai drejton u eleminua në mënyrën më të hidhur të mundshme nga Champions League.

Zalgiris fitoi 2-1 në ndeshjen e kthimit pçasi shënoi golat në minutat 78 dhe 83 duke zhvlerësuar rrjetën e Ibrahimit nga pika e bardhë 14 minuta nga fundi.

Nëse llogaritet edhe barazimi pa gola në Lituani, këtu përfundon ëndrra e ekipit të Duros në Champions, teksa do kalojë në turin e dytë të Conference League.