Hetimi i SPAK nxjerr si maskë blerëse për Ahmetaj, Sokol Meqemenë e Sonila Goxhaj

Hetimi i SPAK nxjerr si maskë blerëse për Ahmetaj, Sokol
Hetimi i SPAK, ka nxjerë zbuluar dhe përfshirjen e emrave të ciftit Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja, ky i fundit një personazh i lakuar si përfitues i lejeve të ndërtimit nga bashkia e Tiranës dhe i lidhur me eksponentë të trafikut të drogës.

Sokol Meqemeja, rezulton aksioner në të paktën 10 kompani, ndërsa SPAK thotë se ai, Sonila Goxhaj dhe njëra nga kompanitë e tij “Frigo Food”, është përdorur si maskë për shitjen e një apartameti dhe 1 garazhi nga Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj.

Shitja e dyshimtë që SPAK e ka cilësuar procedurën fiktive, është kryer në vitin 2018, ku Arben Ahmetaj, ishte ministër. Në dosje thuhet se pasuria nuk është deklaruar në deklaratat zyrtare pranë ILDKPI-së, duke sjellë fshehjen e plotë të kësaj pasuri, por edhe shumës prej 140 mijë eurove.

“…fshehja e pasurisë dhe deklarimit të rremë, të shumës prej 140 000 euro, në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitje" ndaj shtetases Sonila Goxhaj, të 1 apartamenti me sip 178.68 m2 dhe l garazhdi, me sip 21 m2, ndodhur në e vendin e quajtur “Selitë”, në pallatin ndërtuar nga shoqëria "Sheron".

Kjo vlerë është paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve Sonila Goxhaj, Sokol Meqemeja dhe shoqërisë “Frigo Food” që administrohet nga Meqemeja…” - thuhet në dosjen e SPAK.