RENEA zbarkon në Gramsh/ Tre persona në komisariat, verifikohen makinat e luksit

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Gramshit, pas një operacioni kontrolli të zhvilluar nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Burimet kanë bërë të ditur se kontrollet janë ushtruar për kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe të verifikimit të mjeteve të luksit me dyshimet se ato janë të vjedhura.

Gjithashtu verifikime janë kryer edhe për të dyshuarit për kultivim dhe përfshirjen në trefikimin e kanabisit.

RENEA zbarkon në Gramsh/ Tre persona në komisariat, verifikohen
Foto sot nga Gramshi