E rëndë në Kombinat, bashkëshorti gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tiranë nga bashkëshorti i saj.

Dyshohet se vdekja e së resë ka ardhur nga shkaqet natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune dhune në trup.

Megjithashtë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.

"Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale," njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.