Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Ora News siguron dokumentin me akuzat: Favorizime për Incineratorët

Spak ka informuar Kuvendin përmes 12 faqeve relacion 6 raste ku akuzohet Arben Ahmetaj se ka përfituar 500 mijë euro dhe dy vila nga aksionerët e incineratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Ndër të tjera saktësohet se ish zëvendëkryeministri kishte lidhje të ngushta me ta, duke shtuar se ushtronte presion te punonjësit e tjerë që pengonin procedurat.

Hetimi në fakt ka përfshirë rastin e Elbasanit dhe Fierit që tashmë janë në proces gjyqësor, por edhe atë të Tiranës dosja e të cilit është ende nën kqyrjen e spak.

Në lidhje me elbasanin SPAK pretendon se përmes vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, Ahmetaj ka kontribuar në dhënien e koncensionit, në kundërshtim me kuadrin ligjor rregullues, duke u zbatuar procedura e negocimit pa shpallje paraprake.

Në këtë rast në 14 nëntor të vitit 2014 Ahmetaj është shprehur parimisht dakord çka bie në kundërshtim me ligjin në fushën e koncensioneve dhe në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin, se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike, ekonomike për kryerjen e një vepre të tillë.

Më tej prokurorët analizojnë incineratorin e Fierit, thuhet se personi nën hetim Arben Ahmetaj, paraprakisht ka ndërmarrë nisma ligjore me qëllimin e vetëm, përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi të tij në procedurat koncensionare. Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t'i jepej bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Nga verifikimi i emaileve SPAK shton se Ahmetaj ka qenë vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po krijonte për miratimin.

Në këtë rast ka qenë Ervin Mete i cili ka nisur një material në lidhje me pikat e diskutuara. Madje në një tjetër dokument të qershorit 2016 ahmetaj ka deklaruar se janë përbushur kërkesat e ngritura si shqetësim më parë nga ish ministri i Financave Shkëlqim Cani.

Në të njëjtën formë është vijuar edhe për incineratorin e Tiranës, për të cilin ende nuk ka persona nën akuzë. Kështu Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për dhënien e bonusit për kompaninë, duke u justifikuar se është një akt me karakter individual, megjithëse nxjerr disa problematika dhe sugjeron që më parë bonusit nëse kërkohet mbështetje financiare duhet të merret miratimi paraprak nga ana e Ministrisë së Financave.

Me këtë analizë prokurorët ngrenë dyshime se Ahmetaj ka marrë përfitime të paligjshme financiare si dhe ka favorizuar kompanitë për koncesionet e shumë debatueshme për mbetjet.

Dokumenta bashkëngjitur