Kërkon masë më të lehtë sigurie, Safet Gjici para Gjykatës së Apelit të premten, caktohet gjyqtarja që do shqyrtojë ankimimin

Safet Gjici, i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv, do të dalë përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm më datë 14 Korrik, ora 11:00. Po në të njëjtën sallë lirinë do ta kërkojë edhe Alma Kaci. Shorti ka caktuar gjyqtaren Saida Dollani për të shqyrtuar ankimimin.

Ish kryebashkiaku i Kukesit Safet Gjici do të përballet sërisht më togat e zeza e ndërsa në krah të tij do të jëtë edhe Alma Kaci.

Me 14 korrik në orën 11 gjyqtaria Saida Dollani do të shqyrtojë ankimimin e Gjicit dhe Kacit për një masë më të lehtë sigurie.

Pretendimet për një masë më lehtësues avokatet e Gjicit i arsyetuar se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga bashkia e Kukësit dhe se klineti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

E ndërsa vajza që shfaqet ne video me ish kryebashkiakun kërkon daljën nga arresti shtëpisë me arsyetimin se është e vetmja që sjëll të ardhura në familjë.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen mardhënie seksuale me një vajzë në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.