Bënte thirrje terroriste, GJKKO lë në fuqi dënimin me burg për Ibrahim El Salih

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Ibrahim Lekicën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim Lekica.

Ai u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Gjykata e dënoi atë me 4 vite bug, nga 5,4 të kërkuara nga SPAK  por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

57 vjecari i cili është me origjinë nga Kukësi në përdortë rrjetet sociale për të bërë thirrje në mbështjete të organizatës ISIS.

56-vjeçari u akuzua se nga data 22 shtator 2021 e në vijim nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka kryer transkriptimin dhe përkthimin e videove nga arabisht në atë shqip, duke përhapur elementë të konsiderueshëm të deformimit të koncepteve fetare, të propagandës ekstremiste dhe nxitëse të urrejtjes.

Hetimet për këtë rast u morën nga Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit ku pas marrjës në pytje ai shfaqi pendesë për aktin e kryer.

Sipas Spak Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.