Presionet nga zyra e Ahmetaj/ SPAK gjen celularin me bisedat e Ahmetajt e Mërtirit: O la, tigri i madh

Një celular i përdorur në vitin 2012 është një tjetër provë me të cilin SPAK pretendon se bën lidhjen miqësore mes Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit. Po ashtu në dosjen e dërguar në kuvend zbulohen rastet kur anëtarëve të komisionit të prokurimit u bëhej presion në zyrën e ish kryeministrit. Emailet ku për çdo gjë informohej Klodian Zoto janë të tjera prova.

Dyshimet për lidhje të ngushta mes Arben Ahmetajt dhe pronarëve të kompanive të incineratorëve klodian Zoto e Mirel Mërtiri Spak i mbështet dhe në bisedat telefonike mes tyre. Msëohet se në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij është gjetur një celular ku nga datat 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, ka pasur 138 komunikime telefonike mes ish zëvendërkryeministrit dhe Mertirit. Ne bisedat e tyre perdoren fjalet si: “O la”, fratelo, tigre, i madh etj.

Ndërkaq nga hetimet janë zbuluar edhe momenteve kur Klodian Zoto informohej për çdo detaj dhe rastet kur kishte pengesa.

Në analizën për incineratorin e Tiranës prokurorët shprehet se një nga anëtaret e komisionit të procedurës koncesionare, shtetësja S.K ka deklaruar se ndaj saj ka pasur presione që i vinin nga eprorët.

Qëllimi ka qenë kalimi me sukses i projektit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Durrësin ku parashikohej ndërtimi i një landfilli.

“Një këshilltar i ministrit Arben Ahmetaj, e ka njoftuar që e kërkonte ministri Arben Ahmetaj në zyrë. Ka shkuar tek zyra e ministrit Arben Ahmetaj, në paradhomë, ku sekretarja i ka kërkuar të linte telefonin aty, dhe më pas është futur në zyrën ku ndodhej ministri Arben Ahmetaj, e shoqëruar nga këshilltari. Ministri Arben Ahmetaj i ka kërkuar që, në lidhje me procedurën e Durrësit, Si ta shikonte dhe ta vlerësonte me pozitivitet”, thuhet në dokument.

Emailet e shkëmbyera gjatë diskutimit të projekteve janë shqyrtuar nga SPAK ku rezulton se të dhënat i shkonin dhe tek shtetasi Klodian Zoto.

Në qershor të vitit 2016 materialet janë shkembyer ndermjet shtetasve Alda Klosi funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre, Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani dhe Mimoza Dhëmbit.

“Emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi”, thuhet në shkresën e SPAK.

Kondi në atë kohë ishte pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fieri, tashmë nën akuzë nga SPAK.

Vetëm pas komunikimeve nëpërmjet emaileve që shtetasi Klodian Zoto ka bërë në kuadër të redaktimit si dhe plotësimeve të mangësive të evidentuara, është arritur në nënshkrimin e dokumentit të kërkuar.

“Megjithëse me memot përkatëse, punonjësit në varësi të Arben Ahmetaj, janë përgjigjur mbi mangësitë dhe më datë 15.06.2016 rezulton se Alda Klosi ka përgatitur edhe kthimin e përgjigjes ku rendit të gjitha këto mangësi, Arben Ahmetaj, nuk ka nxituar të kthejë përgjigje negative por i është lënë koha dhe mundësia shtetasve Zoto dhe Mërtiri për të rregulluar ato, duke u përdorur funksionarë të ministrisë që personi nën hetim kishte në varësi si dhe me ndihmën e shtetaseve Alba Thoma dhe Etleva Kondi”, thuhet në material.

Ndër të tjera shtrohet edhe ndikimi i Ahmetajt në rishikimin e fondeve në dispozicion të ministrisë së mjedisit duke e lidhur me incineratorët, në Fier dhe në Elbasan, mbylljen e venddepozitimeve ekzistuese, pastimin e lumit shkymbin dhe projekte të tjera ku kompanitë fituese ishin të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.