Kushtetuesja shtyn "Butrintin", rrëzon 4 nga 5 kërkesat e PD: Ligji nuk pezullohet, nuk ka dëshmitarë

Gjykata Kushtetuese vendosi të martën shtyrjen e sancës për parkun e Butrintit, ku 1/5 e deputetëve të kuvendit kanë kërkuar rrëzimin e ligjit që e kalon parkun në menaxhimin e një fodacioni. Gjykata nuk pranoi kërkesat e deputetëve për thirrjen e dëshmitarqëve, dhe pezullimin e ligjit deri në një vendim përfundimtar.

4 nga 5 kërkesat e paraqitura nga deputetët e Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Butrintit u rrëzuan të martën nga 9 anëtarët e Organit më të lartë gjyqësor në vend.

Përpara trupës gjykuese Ina Zhupa kërkoi ndër të tjera thirrjen e një sërë dëshmitarësh, dhe pezullimin e ligjit për butrintin deri në një vendim final të Gjykatës.

Butrinti nuk është pasuria jonë por e gjithë shqiptarëve. Kjo është një betejë përtej politikës dhe na takon të gjithëve si shqiptarë. Kërkesa e dytë është në lidhje me thirrjen e dëshmitarëve për Butrintin. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Nuk mund të bëhet një proces kushtetues pa dëgjuar atë që thotë që Butrinti është grek. Kam kërkuar të thirret ish kongresmeni amerikan që është marrë me çështjet shqiptare. Që flet për modelin amerikan."-tha Zhupa për mediat. 

Zhupa pretendoi gjithashtu se në një komunikim mes UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit ka paraqitur një relacion jo korrekt dhe e ka gënjyer institucionin që merret me trashëgiminë botërore.

Me kërkesën e përfaqësuesve të PD dhe me kundërshtimet e përfaqësuesve të Kuvendit, qeverisë dhe fondacionit gjykata vendosi që séanca të shtyhet pas pushimeve verore.

Disa muaj më parë kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.