Shkarkimi i Çuçit, Vasili: Balla, mik i Rrahjave. I zhytur kokë e këmbë në çështjen e tyre
Kryeministri Rama lajmëroi sot shkarkimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe emërimin e Ballës në vend të tij.
Sekretari i përgjithshëm i PL Petrit Vasili deklaroi se Balla është mik i Rrajave dhe dorëheqja e Rrahman Rrajës nga mandati i tij si deputet ishte një lojë e Ramës.
"Miku i Rrajave Taulant Balla u be minister i Brendshem!
Lenia e mandatit te Rrahman Rraja eshte loje e ndyre e Edi Rames per sa kohe qe Minister vendoset miku i tyre.
Taulant Balla ishte zhytur koke e kembe kater vjet me pare ne ceshtjen e Rrajave.
Oficeri i policise Emiljano Nuhu, qe e denoncoi Ballen u kercenua egersisht nga Edi Rama dhe e detyrua te largohej nga Shqiperia dhe te merrej ne mbrojtje nga nderkombetaret.
Kryeministri Rama e kercenoi oficerin e policise Nuhu dhe tha se: "nuk d'o t'i ndahet këmba këmbës atij horri".
Opozita e ka kallezuar ne prokurori Edi Ramen per kercenimin e Emiljano Nuhut," tha ai.