Rama shkarkon nga detyra ministrin Çuçi, propozon Taulant Ballën si Ministër të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot shkarkimin e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi nga detyra.

Në vendin e tij ai ka kërkuar të vendoset Taulant Balla.

"Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim," deklaroi ai.