Retorika putiniste e presidentit serb Vuçiç, flet për çmilitarizimin e Kosovës: Do ta kërkoj në OKB

Presidenti i Serbisë kërkon një qasje të ngjashme ndaj Kosovës si Rusia ndaj Ukrainës. 

Gjatë fjalimit të tij më 6 korrik, presidenti serb Aleksandër Vuçiç theksoi synimin e tij për të përdorur konceptin e çmilitarizimit për Kosovën, paralelisht me një qasje të ngjashme që presidenti rus Vladimir Putin aplikoi në Ukrainë.

Duke folur publikisht për situatën në Kosovë, Vuçiç kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të kërkuar “çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura shqiptare”.

“Në këtë takim do të kërkojmë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së t'i kërkojë KFOR-it të veprojë sipas rezolutës 1244 dhe të kryejë demilitarizimin e të gjitha formacioneve shqiptare në përputhje me të njëjtën rezolutë. Unë personalisht do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Kjo deklaratë e Vuçiçit tregon dëshirën për një qasje të ngjashme me atë të përdorur nga Putin në Ukrainë, ku Rusia justifikoi masat e saj të çmilitarizimit me arsyetimin e mbrojtjes së popullatës ruse.