Shkarkimi i Bledi Çuçit, reagon Bardhi: Akti i Ramës më i rëndë se ngjarja

Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi.

"Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!"