Aksident i trefishtë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas 2 makina të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2023, 18:04
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se aty janë përfshirë 3 mjete të përplasura në hyrje të qytetit tek zona e tuneleve panoramikë. Një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar por dëme të shumta materiale. Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë verifikimet e mëtejshme dhe për të hetuar rreth rrethanave të aksidentit.
