Punonjës të Policisë Shqiptarë do të patrullojnë rrugët e qyteteve italiane
Për rreth dy javë, dy policë shqiptarë të skuadrave operative të Tiranës do të patrullojnë në rrugët e dy qyteteve italiane në rajonin Umbria.
Policë shqiptarë e spanjollë do të jenë në këtë sezon vere, pjesë e skuadrave policore italiane që patrullojnë rrugët e qyteteve italiane.
Dy inspektorë të rinj të Policisë Shqiptare me shërbim në qytetin e Tiranës, kanë nisur punën së bashku me dy homologë spanjollë në skuadrat policore italiane që patrullojnë rrugët e qyteteve Perugia e Spoletto e për t'i ardhur ën ndihmë numrit të madh të turistëve që janë cdo ditë e në rritje në këto territore.
Dy policët shqiptarë do të qëndrojnë në Itali deri më 17 korrik 2023 e është hera e parë që projekti i koordinuar nga Shërbimi për bashkëpunimin ndërkombëtar i Policisë së Shtetit mbërrin në rajonin e Umbrias.
Patrullat e përziera me policë shqiptarë, italianë e spanjollë do të kenë si detyrë të kontrollojnë territorin e të ruajnë rendin publik, e mbi të gjitha të shkëmbejnë informacion e të garantojnë asistencën e sigurinë falë agjentëve që njohin gjuhën amtare të turistëve të shumtë si dhe procedimet legale e diplomatike të vendeve të tyre.
Dy policët shqiptarë të skuadrave operative në Tiranë janë të veshur me uniformën policore por pa pistoletë e po ashtu dhe homologët spanjollë që vijnë nga reparti anti grabitje në Malago.
Ky bashkëpunim dhe pse pak javorë do të jetë një pikënisje konsolidimi për hetime të reja mes Policisë Italiane e asaj shqiptare.
