Dhuna barbare e Rrajave “zgjon” ministrin Çuçi, i shkon në zyrë kryepolicit Rrumbullaku
Dy protagonist në sherrin e ndodhur në Thumanë dy ditë më parë Flamur dhe Xhelal Rraja ende nuk kanë rënë në gjurmët e policisë. Pamjet filmike kanë provuar ekzistencën e tyre në sherr si dhe dhunën e ushtruar ndaj dy kushërinjve të fisit Maja. Për hetimet e deri tashmë Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim më drejtorin e policisë Muhamet Rrumbullaku në ambientet e drejtorisë së përgjithshme.
Një ditë pas reagimit në rrjete social për ngjarjen në Thumanë ku të përfshirë ishin anëtarë të fisit Rraja, këtë të shtunë ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim më kryepolicin Muhamet Rrumbullaku.
Sipas burimeve gjatë takimit janë diskutuar ngjarjet e fundit kriminale, por temë kryesore ka qenë ngjarja e rëndë në Thumanë.
Nga ana tjetër policia përveç videos amatorë të filmuar me telefon ka sekuestruar edhe kamerat e lokalit ku ndodhi sherri me qëllim identifikimin e plotë të autorëve të ngjarjes.
I fundit që shpall në kërkim ishte Rexhep Rraja, djali i deputetit Socialist Rrahman Rraja, i cili dallohet në pamje filmike teksa godet më shkop Bilbil Majën.
Përveç Rexhep Rrajës në kërkim janë edhe dy vëllezërit e deputetit Xhelal dhe Flamur Rraja ku ky i fundit shfaqet me pistoletë në dorë.
Dy personat e lënduar nga sherri Bilbil dhe Jashar Maja kanë lënë dyert e spitalit e ndërsa ndodhen në banesë.
Ata janë marrë në pyetje në lidhje më sherrin si dhe për identifikimin e personave të i dhunuan. 4 personat e arrestuar pritet që këtë të diele të dalin për masë sigurie në gjykatën e Tiranës.

