Pushuesi nga Kosova rrezikon mbytjen te Rana e Hedhun, dërgohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2023, 19:32
Një pushues nga Kosova ka rrezikuar mbytjen këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme te Rana e Hedhun në Shëngjin.
Sipas informacioneve paraprake kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji.
Menjëherë më pas e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës.
