I dyshuar për vrasje, por pa prova, Valter Bami nën akuzë për armëmbajtje pa leje

Edhe pse i dyshuar për vrasjen në Larushk të Krujës, 37-vjeçari Valter Bami do të dalë këtë të dielë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e arrestit nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Por avokati i tij mbrojtës shprehet se gjurmët e barutit në dorën e tij, janë nga arma sportive që ka me leje.

Teksa Valter Bami i arrestuar dy ditë më parë si i dyshuar për ngjarjen në Larushk pret përballjen me drejtësinë. Para hetuesve, ai nuk ka pranuar të flasë.

Arrestimi i tij erdhi pas rezultatit të analizave kimike nga policia shkencore që zbuloi mbetje baruti në kyçin e dorës së majtë.

Por avokati i 37-vjeçarët ka dhënë një alibi për këtë fakt.

Sipas mbrojtësit ligjor, baruti i gjetur në dorën e Bamit është si pasojë e një arme sportive që vetë Bami disponon prej 3 vitesh.

Ai tregon se Bami kryen disa herë qitje dhe se gjurmët e barutit mund të kenë ardhur prej armës që 37-vjeçari e ka me leje.

Përballjen në gjykatë Valter Bami do ta bëjë më akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndonëse dyshimi i policisë është se ai ka qenë pjese e vrasjes së Ramazan Sinos në sulmin me armë në banesën e Gentian Bejtjes.

Fillimisht Valter Bami u shoqërua në polici 4 orë pas regjistrimit të ngjarjes. Në polici ai nuk ishte i  vetëm pasi urdhëri i shoqërimit ishte edhe për të vëllain, Durim Bami dhe Marklen Hakën.

Pas disa orësh dhe një dëshmie të dhënë prej tij ai u la i lirë deri dy ditë më parë ku u arrest në Greps të Niklës.

Sipas policisë shënjestër e sulmit me armë dyshohet të ishte Gentian Bejtja, por athëtorët ngatërruan shënjestër duke qëlluar mbi kunatin e tij Ramazan Sinon dhe duke lënë të plagosur 2 fëmijë të mitur.