Rritje e lehtë çmimesh, bien blerjet, tregtarët: Ka rënë fuqia blerëse e konsumatorëve

Kjo është pamja qe te ofron tregu i fruta perimeve te Uzinës Dinamo

Ndonëse në këtë orar duhet te ishte me i frekuentuar nga qytetaret, lehtësisht dallohet një numër i vogël konsumatorësh.

Tregtaret shprehen se ka një rritje të lehtë të çmimeve të frutave dhe perimeve të stinës deri në 20 lekë më shumë se vitin e kaluar.

Megjithatë tepër shqetësuese për ta është rënia e fuqisë blerëse, edhe pse çmimet në gjykimin e tyre nuk janë të larta.

Pavarësisht rritjes së çmimit të fruta-perimeve, duket se janë të përballueshme edhe nga pensionistë

Edhe pse më të larta se një vit më parë, duket se çmimet janë stabilizuar.