Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan i dobësoi pozitat me 0,19 lekë, krahasuar me një ditë më parë dhe monedha europiane zbriti me 0,30 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 95.99 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 104.55 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik është nënçmuar me 0.21 lekë duke u këmbyer në kuotën e 121.96 lekëve.

Franga zvicerane u zhvlerësua sot me 0.64 lekë dhe këmbehet me 106,85 lekë.