Bie me 4.3 miliard lekë borxhi publik, bashkitë nuk marrin më hua

Qeveria ka raportuar një rënie të borxhit publik në Shqipëri, që sipas këtij raporti përbën 64.6 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, nga 74 që ka qenë dy vite më parë.

Por nëse do ta krahasojmë në shifra huaja që shteti shqiptar ka qoftë në tregun e brendshëm apo ashtu edhe në atë të huaj shifra shkon në 1.378 miliard lekë.

Në terma nominalë thuhet në buxhetin fakti, niveli i borxhit gjatë vitit 2022 është ulur me 4.3 miliardë. Për këtë është llogaritur një efekt i kursit të këmbimit të shprehur në valutë prej rreth 31.7 miliardë lekësh, ose rreth 1.5% të PBB-së.

Përsa i përket përbërjes së kësaj huaje pjesën më të madhe të portofolit e zë valuta vendase me 53% të totalit, ndjekur nga valuta EUR me 35.3 % dhe dollari me 8.3%. 

Megjithatë vihet re një frenim i huave që merren nga të 61 bashkitë e vendit. Detyrimet e tyre janë në rreth 202 milion lekë dhe kjo argumentohet se vjen për shkak të kapaciteteve të ulëta që kanë për të akumuluar borxh të ri.

Madje gjatë vitit 2022 nuk ka pasur asnjë kërkesë për huamarrje të re.

Nga ana tjetër është tregu vendas që ka furnizuar më shumë nevojat e qeverisë, ndërsa sa i përket trgjeve te huaja, veç euro bondeve, marrëveshjet janë realizuar kryesisht për financimin e projekteve të mëdha.