“Jemi mirë me ekonominë” Sejko: Shqipëri u rezistoi krizave të forta! Papunësia ka rënë
Guvernatori Gent Sejko duke raportuar në Kuvend tha se inflacioni në vitin e kaluar ka qenë më I ulëti në rajon, ndërsa shtoi se në vendin tonë është rritur numri i kërkesave për blerjen e pasurive të patundshme të cilat kanë ndikuar dhe në kursin e këmbimit, ku theksoi se është paralajmëruar një rënie në çmim të këtyre të fundit, por nuk ka sinjal krize.
Pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të ekonomisë shqiptare vitet e fundit, për Bankën e Shqipërisë vendi ynë i ka bërë ballë këtyre krizave.
Duke folur për çmimet e larta Gent Sejko tha në Kuvend, se Shqipëria kishte në 2022-shin nivelin më të ulët të inflacionit më rajon dhe në Evropë.
Sejko tha se papunësia në Shqipëri ra në nivele historike në 2022, ndërsa paga mesatare ne sektorin privat u rrit, por problem shqetësues për zgjerimin e kompanive mbetet mungesa e punonjësve.
Sa i përket rritjes së çmimeve të apartamenteve, Sejko tha se atë e dikton tregu i kërkese ofertës
Uljen në nivele historike të Euros dhe monedhave të tjera, Guvernatori e arsyetoj me rritjen e ekonomisë vendase, ndërsa tha se banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyrje.
