Emocione dhe risi në edicionin e 8-të të Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2023

Me pjesëmarrjen e 32 pilotëve, u zhvillua gara e vlefshme për FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) në disiplinën Hill Climb. E vetmja garë e regjistruar në kalendarin e FIA-s që zhvillohet në Shqipëri. 

Pas një xhiro prove dhe dy xhirove garë, në tre vendet e para në renditjen e përgjithshme u renditën:

1.Gazmend Demolli (Kosova)- Koha më e mirë: 2:12.897

2.Laszlo Szasz(Hungari) - Koha më e mirë: 2:14.758

3.Gentjan Shaqiri (Shqipëri)- Koha më e mirë: 2:21.162

Pas tre vitesh fitore radhazi në 2019, 2021 dhe 2022, Szasz thyhet në Krujë nga Demolli. Gentjan Shaqiri debuton në garën e Krujës me Renault Tattuus 2000 duke u renditur në vendin e tretë. Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon në kategori në më të lartë të kampionatit të FIA CEZ në disiplinën Hill Climb. Në këtë garë morën pjesë 6 garues nga Shqipëria, 14 nga Kosova, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Bosnjë-Hercegovina, 1 nga Serbia dhe1 nga Hungaria.

Nëgarë mori pjesë edhe një pilote femër, Arjeta Rysha nga Kosova, e cila garon në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua edhe me çmimin “Women in Motorsport”.

Një garë spektakolare që dhuroi emocione dhe spektakël për fansat që e ndoqën nga afër.   

Rezultatet e plota i gjeni në link:

http://kstiming.com/