Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e nxehta

Serie A 2023-24 merr formë pasi është hedhur shorti i kalendarit të ri. Sezoni fillon në 19 gusht dhe mbyllet në 26 maj të vitit të ardhshëm ndërsa java e tretë e projektuar për në datën 3 shtator do të propozojë menjëherë duele të forta si Napoli-Lazio apo Roma-Milan.

Menjëherë javën pasardhëse Milani do të luajë derbin me Interin që i takon datës 17 shtator dhe sfida e kthimit do të luhet në 22 prill. Një tjetër derbi i luftuar në Itali është edhe ai i Romës, i programuar për në javën e 12 me Lazion pritësë ndërsa në fazë n e dytë është projektuar të luhet në 7 prill.

Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e

Një tjetër ndeshje e shumëpritur është edhe derbi i Italisë, Juventus-Inter i caktuar për datat 26 nëntor dhe 4 shkurt për javën e 23 të Serie A, ndërsa java e fundit është Atalanta-Torino, Cagliari-Fiorentina, Empoli-Roma, Frosinone-Udinese, Genoa-Bologna, Verona-Inter, Juventus-Monza, Lazio-Sassuolo, Milan-Salernitana, Napoli-Lecce.

Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e

Edhe këtë herë është konfirmuar aplikimi i kalendarit asimetrik, çka do të thotë se ndeshjet nuk do të përsëriten me të njëjtën radhë edhe në fazën e dytë që do të jetë tërësisht rastësore dhe me asnjë lidhje me fazën e parë.

Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e

Janë 4 ndalesat e parashikuara gjatë këtij sezoni për sfidat e kombëtareve në datat 10 shtator, 15 tetor, 19 nëntor dhe 24 mars.

Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e

Serie A merr formë, hidhet shorti i kalendarit të ri, ja sfidat e