Chelsea nuk bie në kushtet e Interit mbi Lukakun! Gjithçka mund të ndryshojë nëse…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2023, 08:32
Inter është në bisedime me Chelsea për sulmuesin Romelu Lukaku.
Pasi ka shitur Brozovic te Al-Nassr, Interi tenton sulmin per sulmuesin belg. 30-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Interi dhe tani drejtuesit e klubit italian po punojnë për të riftuar belgun.
Sipas gazetarit Dharmesh Sheth, Interi nuk ka bërë ende një ofertë që do të plotësonte kërkesat e Chelsea. Londinezët nuk duan ta lënë Lukakun në huazim, ndaj po flasim për një marrëveshje që parashikon kalimin e sulmuesit në shitje përfundimtare.
Ka të ngjarë që Chelsea do të pranojë të huazojë Romelu Lukakun, nëse lojtari nuk arrin të lërë përshtypje te trajneri Mauricio Pochettino.