Studentët e Mjekësisë kundër vendimit të qeverisë, protestojnë nesër para fakultetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2023, 13:50
Studentët e Mjekësisë janë shprehur kundër vendimit të bërë publik nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë për mbajtjen pezull të diplomave të tyre për 5 vite pas diplomimit.
Ata kanë lajmëruar se nesër do të zhvillojnë një protestë para Fakultetit të Mjekësisë në orën 10:00.
