"Kamera brenda banesës filmuan antentatin" Policia ende pa gjurmë të autorëve, të dyshuarit u liruan pas dëshmisë

Policia e Trianës ka vijur edhe këtë të mërkurë në mbledhjen e provave të lënë pas ngjarjës së rëndë ku u vra Ramazan Sino dhe u plagosënn dy fëmijët e mitur. Një kamerë e instaluar në murin e banesës së Gentian Bejtjes ka fiksuar antetain me kallashnikov. Policia thote se kjo kamer tregon momentin por jo fytyrat apo ndonjë pjese dalluese të autorëve të ngjarjës kjo për shkak edhe të errësirës. Nga ana tjeter shoqërimiet ne komisariatit vijon e ndërsa një ditë më parë janë lënë të lirë personat u thirrën të parët për të dëshmuar

Kjo kamerë sigurie që shikoni në këtë pamje mësohet se ka filmuar të plotë atentatin me 1 viktimë dhe 2 fëmijë të plagosur në oborrion e banesës së Gentian Bejtjas në Larushk të Krujës.

Nga kqyrja e saj dallohën moment kur makina që drejtohej nga viktima Ramazan Sino futën në oborr e banesës. Sapo 29 vjecari Sino del nga makina dallohën dy autor të cilët afrohën dhe qëllojnë në bresheri mbi 29 vjecarin por edhe mbi dy fëmijë të mitur të cilët ishin në oborr.

Burime nga grupi hetimor i thanë  Ora News së pavarësisht rezulucionit të kamerës nuk dallohen fytyrat e vrasësve kjo edhe për shkak të errësirës.

Vëllezërit Durime Valter Bami dhe Marklen Haka, tre të ashtuquajtur të fortët e Niklës u lanë të lirë disa orë pasi u shoqëruan nga policia për ngjarjen

Përvec marrjës në pyetje ndaj tyre është kryer edhe një kontroll banesë për të cilën policia shprehet e rezervuar në materialet që janë gjetur

Nga ana tjeter 13 vjecari i plagosur më armë zjarr ndodhët në gjëndjë stabël, dukë kaluar kështu rrezikun për jetën.

Prokuroria është ende në pritje të marrjës së dëshmisë së Gentian Bejtjes për të cilët besohet se ishte i ngritur antetati me armë zjarri. Ky person sipas burimeve policore dyshohet se ka një konflikt të hapur në zonën e Fushëkrujës për të cilën mund të jetë përfshirë edhe në përplasjë më armë zjarri.